BAGDAD

Një ushtar amerikan është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur makina e tyre u sulmua me bombë në një rrugë të Bagdadit, ka informuar një zëdhënës ushtarak amerikan. Ky incident ndodhi afër vendit ku dje u sulmua një konvoj ushtarak amerikan, me ç'rast u vranë pesë ushtarë të Shteteve të Bashkuara.