PRISHTINË

Ministri i Arsimit i Maqedonisë tha se synohet hartimi i një dokumenti të përbashkët për ndërtimin dhe avancimin e bashkëpunimit institucional në fushën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.
Këto komente Aziz Pollozhani i bëri pas takimit me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi.
Gjatë vizitës në Prishtinë, Pollozhani u takua edhe me homologun Rexhep Osmani, me të cilin diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.