PRISHTINË

"Me trazirat e marsit, dikush më pak e dikush më shumë,
por të gjithë dështuan," ka thënë sot në Prishtinë,
Carsten Ëeber, drejtori i departamentit për të drejtat
e njeriut në kuadër të Misionit të OSBE-së. Duke
prezantuar një raport mbi të drejtat e njeriut në
Kosovë, ky department është fokusuar kryesisht në
ngjarjet e marsit, duke dhënë më pas disa rekomandime
për përmirësimet që duhet bërë në shumë fusha, duke
veçuar rritjen e efikasitetit të policisë, drejtësisë,
shërbimeve publike dhe respektimin e të drejtës së
qarkullimit dhe shkollimit për të gjithë qytetarët e
Kosovës dhe për pakicën serbe në veçanti.