HAGË

"15 të akuzuar të Tribunalit të Hagës, përfshirë Radovan Karaxhiçin dhe Ratko Mladiçin zakonisht banojnë ose lëvizin në terrirorin e Serbisë dhe të Malit të Zi, ndërkaq autoritetet nuk ndërmarrin asgjë për t'i arrestuar ata," ka deklaruar Karla del Ponte në një letër, në të cilën presidenti i Tribunalit Teodor Meron është bazuar kur e ka njoftuar Këshillin e Sigurimit të OKB për mosbashkpunimin e Serbisë dhe Malit të Zi. Del Ponte në letrën e dorëzuar në fund të prillit, bashkëpunimin e zyrtarëve të Beogradit me Prokurorinë, që nga formimi i qeverisë së re, e quajti pothujase inekzistente.