Së paku 100 të burgosur kanë vdekur në një zjarr që ka shpërthyer sot në Hondurasin verior. Zyrtarët thanë se një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar zjarrin që ka përfshirë një pjesë të burgut. Shumica e të burgosuve ishin duke fjetur në kohën e zjarrit.