ABU GHRAIB

Forcat amerikane kanë filluar sot lirimin e qindra të burgosurve irakienë nga burgu i Abu Ghraibit, që ishte në qendër të skandalit të keqtrajtimeve.
Disa të burgosur të liruar sot thanë se kanë qenë të keqtrajtuar dhe të poshtëruar nga amerikanët. Të liruarit e sotëm që janë intervistuar nga gazetarët janë pjesë e grupit prej 300 të bugosurish irakienë të lriuar nga burgu Abu-Ghraib.
Lirimi i të burgosurve është bërë vetëm një ditë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka vizituar burgun i cili ka qenë në qendër të kritikave për shkak të keqtrajtimit të të busgosurve.