Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë një vizitë të befasishme në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni. Putin i ka dhënë Yllin e heroit rus, familjes së ish-presidentit promoskovit Ahmad Kadyrov, që është vrarë dy ditë më parë në Grozni. Putin ka thënë se ka vendosur të shtojë edhe për 1000 ushtarë forcën ruse në Çeçeni.