RAMALLAH

Presidenti i autoritetit palestinez, Yasser Arafat ka thënë se ende është i mundshëm ndërtimi i shtetit palestinez deri në vitin 2005. Kjo deklaratë ka pasuar deklaratën e presidentit Bush, se qëllimi i krijimit të shtetit palestinez deri në vitin e ardhshëm, më nuk është realist. Bush ka thënë se pengesa më e madhe për këtë afat është dhuna e vazhdueshme izraelito-palestineze. Duke reaguar ndaj deklaratës së presidnetit Bush, kryeministri palestinez, Ahmed Qurei tha: "Ne shpresojmë se kjo deklaratë do të rishqyrtohet, pasi ende kemi mjaft kohë për negociata serioze, nëse administrata amerikane dëshiron negociata serioze për të arritur marrëveshje të qëndrueshme".