SIDNEY

Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që rojat e armatosura të sigurojnë fluturimet transpacifike. Ministri australian i drejtësisë, Chris Ellison ka thënë se marrëveshja është shumë e rëndësishme, sidomos pas sulmeve barbare terroriste në New York dhe Washington më 11 shtator të vitit 2001.