UASHINGTON

Ushtria amerikane ka akuzuar një pjesëtare të ushtrisë për keqtrajtimin e të burgosurve irakienë. Ushtarja Lyndie England, ngarkohet për keqtrajtimin e të burgosurve dhe për marrëveshje të fshehtë me ushtarë të tjerë për keqtrajtimin e tyre dhe për diskreditimin e forcave të armatosura. Fotografitë e saj duke buzëqeshur dhe duke bërë me gisht kah të burgosurit e zhveshur kanë dalë në media anembanë botës.