BADGAD

Në orët e mëngjesit të sotëm është raportuar për përleshje ndërmjet forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe të pjesëtarëve të kryengritësve të liderit shiitë, Moktada al-Sadr në qytetin Qerbela të Irakut. Përkrahësit e këtij lideri fetar kishin hedhur granata në pozicionet e ushtarëve amerikanë dhe bullgarë pak pas mesnatës. Ushtarët janë përgjigjur me zjarr. Forcat e koalicionit kanë njoftuar se me këtë rast është vrarë një ushtar amerikan ndërsa zyrtarë të spitalit njoftuan se në këto përleshje u vranë së paku dy pjesëtarë të kryengritësve të al-Sadrit.