UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara e kanë përgëzuar fituesin e zgjedhjeve presidenciale të Maqedonisë, Branko Cërvenkovskin.
Departamenti i Shtetit ka thënë se Uashingtoni pret që Cërvenkovski të vazhdojë rrugën drejt stabilitetit dhe përparimit që e ka nisur presidenti Trajkovski, i cili humbi jetën në një fatkeqësi ajrore.