QYTETI I VATIKANIT

Papa Gjon Pali i Dytë e mirëpriti zgjërimin e Bashkimit Evropian, por tha se blloku do të mund t'i përballojë sfidat e shekullit 21 vetëm nëse i mbetet besnike rrënjëve të veta të krishtere.
Papa tha se identiteti i ri i Evropës do të ishte i pakuptueshëm pa Krishterimin.