UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara përballen me sfida serioze në Irak, por jeta për qytetarët irakianë është përmirësuar, ka deklaruar presidenti George Bush në fjalimin javor në radio. Fjalimi i sotëm përputhet me një vjetorin e deklarimit nga ana e presidentit amerikan të fundit të betejave të mëdha ushtarake në Irak.
"Në Irak kemi pasur dhe vazhdojmë të përballemi me sfida serioze. Militantë dhe besnikë të mbetur të regjimit të Sadam Huseinit, të ndihmuar dhe nga terroristët e huaj, po përpiqen të marrin pushtetin përmes dhunës. Por këto grupe kanë pak mbështetje në mesin e popullit irakian", tha Bush.
Që nga 1 maji i vitit 2003, 429 ushtarë kanë humbur jetën në betejë, 127 nga të cilët vetëm gjatë muajit prill.