PADOVA

Përgatitjet për shënimin e përvjetorit të 700 të lindjes së Françesko Petrarkës janë zbehur për shkak të zbulimit të fundit se kafka e poetit dhe humanistit të madh italian mungon nga varri i tij. Hulumtuesit thanë se testi i ADN-në ka treguar se kafka në torzon që besohej të mbante kufomën e Petrarkës sigurisht është e një gruaje, kështu që trupi nuk është i poetit. Petrarka konsiderohet si shkrimtari i dytë në panteonin italian, pas Dantes.