PRISHTINË

Komuniteti ndërkombëtar është mjaft i mirëpritur në Kosovë, por ai nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e popullit të Kosovës që ai ta ndërtojë ardhëmrinë e tij, ka pohuar sot në Prishtinë ministrisë i Britanisë së Madhe për Evropën, Dennis McShane. Gjatë qëndrimit në Prishtinë mbrëmë dhe sot, McShane u angazhua për bartjen e pushtetit nga administrata e UNMIK-ut te qeveria vednore, duke porositur liderët kosovarë që të jenë më të përkushtuar për krijimin e një shoqërie më tolerante në Kosovë.