BASRA, IRAK

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit ka pasur raporte për shpërthime të fuqishme në tri stacione të policisë në qytetin Basra, në jug të Irakut. Duke u mbështetur në burime spitalore, agjencitë e lajmeve informojnë se nga këto shpërthime u vranë më se 55 persona, ndërsa më se 200 janë plagosur. Zyrtarë ushtarakë britanikë kanë thënë se stacionet e policisë ishin sulmuar pothuajse në të njejtën kohë me makina-bomba.