KHOST, AFGANISTAN

Qindra demonstrues afganë u kanë bërë thirrje sot Shteteve të Bashkuara dhe Kinës që të mos prodhojnë mjete shpërthyese. Viktimat e minave tokësore, me gjymtyrë të humbura apo të lidhur për karrige invalidësh ishin në mesin e demonstruesve.
Afganistani është një nga vendet më të minuara në botë. Deri 200 afganë janë vrarë apo janë gjymtuar brenda muajit nga minat tokësore.