TEHERAN

Duke e dënuar vrasjen e djeshme të diplomatit iranian në Bagdad, presidenti i Iranit Mohammad Khatami e fajësoi politikën amerikane për shkallëzimin e dhunës në vendin fqinj.
"Gjendja aktuale në Irak është padyshim rezultat i mospërfilljes që Shtetet e Bashkuara u bëjnë realiteteve dhe ndjenjave të njerëzve në rajon", ka thënë Khatami, duke kërkuar rol më të madh të Kombeve të Bashkuara dhe bartje më të shpejtë të pushtetit tek irakienët.