BAGDAD

Këshilltari kryesor i klerikut radikal mysliman Moqtada Al-Sadr është arrestuar sot në Bagdad. Këshilltari Hasem al-Araji është arrestuar nga trupat amerikane deri sa po merrte pjesë në një takim me krerët e fiseve në një hotel të Bagdadit. Një delegacion i klerikëve shiitë po bisedon me al-Sadrin, i cili gjatë javës së shkuar ka bërë thirrje për kryengritje të përgjakshme kundër koalicionin, ndërsa ushtria amerikane mbetet e vendosur në misionin e saj për ta vrarë ose arrestuar al-Sadrin.
Ndërkohë dy shpërthime të fuqishme kanë dridhur Bagdadin qendror sot në orët e para të mëngjesit.

Tymi është parë të ngritet nga selia e administratës amerikane, prej ku kanë jehuar edhe sirenat.
Zyrtarët amerikanë nuk kanë folur për dëmet eventuale, ndërkohë që selia e administratës amerikane është bërë cak i shpeshtë i sulmeve me raketa dhe mortaja, nga militantët.