LONDËR

Sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw u shpreh sot se dhuna aktuale në Irak paraqet situatën më serioze me të cilën koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara është ballafaquar prej përfundimit të luftës. Ai mëtutje i tha radios publike britanike se para një viti ai nuk e kishte imagjinuar se Iraku mund të ndodhej në një situatë të këtillë.