JERUSALEM

Palestinezët presin një ndihmë të gjërë nga Shtetet e Basghkuara dhe nga vendet e tjera donatore për rindërtimin e Rripit të Gazës pas tërheqjes së Izraelit, ka thënë sot ministri i jashtëm palestinez, Nabil Shaath. Zoti Shaath gjatë këtij muaji do të udhëtoj në Uashington që me zyrtarë të lartë amerikanë ta diskutoj planin izraelit për tërheqjen e njëanshme. Sot trupat izraelite depërtuan në ministrinë qeveritare palestineze në qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar një të punësuar, kanë informuar kolegët e tij. Ushtria izraelite ka thënë se në Ramallah ka arrestuar një pjesëtar të Hamasit.