Mediat izraelite kanë cituar sot kryeministrin izrealit Ariel Sharon të ketë thënë se udhëheqësi palestinez, Yaser Arafat nuk është imun nga hakmarrja izrealite. Duke iu përgjigjur kërcënimit të kryeministrit izraelit, zëvendëssekretari amerikan i shtetit, Richard Armitage që ka vizituar Kuvajtin ka thënë se shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë të qartë Izrealit kudnërshtimin e tyre ndaj përndjekjes apo vrasjes së Arafatit. Autoriteti palestinez e ka quajtur kërcënimin izrealit përshkallëzim të pashembullt.