UASHINGTON

Shtetet e Bashkuara kanë suspenduar ndihmën në miliona dollarë për Serbinë, pasi sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell vlerësoi se Beogradi nuk po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, raportojnë agjencitë e lajmeve, duke u mbështetur në burime nga Departamenti amerikan i shtetit. Kjo do të thotë se Uashingtoni muk do ta ndihmoj Serbinë me 25 milionë dollarët e planifikuar.