TRIPOLI

Kryeministri britanik Tony Blair arriti në Tripoli, në një vizitë historike për të biseduar me liderin e Libisë Muammar Ghadafi.
Vizita është e para e një kryeministri britanik në Libi, pas asaj të kryeministrit Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.
"Le t'ua ofrojmë partneritetin tonë shteteve që duan të heqin dorë nga terrorizmi dhe zhvillimi i armëve bërthamore, kimike apo biologjike, siç bëri Libia", tha Blair.