PRISHTINË

Kryeministri Bajram Rexhepi dhe shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri kanë vizituar gjatë ditës bllokun e banesave në Ulpjanë të banuar nga serbët vendorë.
Qëllimi i vizitës ishte të shihej gjendja nga afër dhe të dëshmohej se Kosova do vazhdojë në rrugën e stabilitetit.
Në të tjera zhvillime kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka deklaruar se "ngjarjet e ditëve të fundit mund të dëmtojnë imazhin e përparimeve në Kosovë, por të gjithë e kanë kuptuar se pavarësia është e domosdoshme për Kosovën."
Këto deklarime kryetari i Kosovës i ka bërë gjatë një konference për shtyp.