Presidenti amerikan George Bush, në fjalimin e mbajtur në përvjetorin e parë të luftës në Irak, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate do të mundin kërcënimet që vijnë nga terrorizmi dhe kurrë nuk do të dorëzohen përpara dhunës së krijuar nga një grup njerëzish.
"Ne përfaqësojmë 84 vende të bashkuara kundër një rreziku të përbashkët dhe me qëllime të njëjta. Ne jemi vende që e kemi pranuar kërcënimin që vjen nga terrorizmi dhe jemi të vendosura për të mundur këtë kërcënim. Secili nga vendet tona ka premtuar para botës se nuk do të dorëzohemi në përballje me këtë kërcënim. Ne do ta përballojmë këtë rrezik vdekjeprurës dhe do ta tejkalojmë atë të gjithë së bashku", tha presidenti Bush.
Më tej ai ka shtuar:
"Koalicioni ynë i dërgon një mesazh të fortë terroristëve të cilët nuk duhet të gabojnë në leximin e tij, përfshi këtu dhe ata që sulmuan në Madrid. Këta vrasës do të gjenden, do të kapen dhe do përgjigjen para drejtësisë."