BRUKSEL

Në takimin e jashtëzakonshëm të ambasadorëve të NATO-s rreth Kosovës, shefi i Aleancës, Jaap De Hoop Scheffer ka deklaruar se KFOR-i po bën gjithcka është e mundur, për të ndaluar dhunën.
Më tej Scheffer ka shtuar:
"Unë kam kërkuar edhe nga mediat të tregohen të përmbajtura në mënyrën e dhënjes së informacioneve, pasi dhuna duhet të marrë fund"
Shefi i NATO-s duke folur pwr politikat e bashkwsisw ndwrkombwtare tha:
"Bashkësia ndërkombëtare po mban të njëjtën linjë politike që ka pasur dhe në të shkuarën. KFOR-i po bën gjithcka brenda mundësive për të parandaluar dhunën, por është para së gjithash përgjegjësi e vetë palëve dhe bashkësive etnike të ndalojnë dhunën e mëtejshme", nënvizoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Scheffer