Në përleshjet e sotme në Mitrovicë, sipas burimeve spitalore dhe UNMIK-ut janë vrarë së paku katër shqiptarë dhe dy serbë. Këto përleshje shpërthyen në orët e hershme të mëngjesit pas informatave për gjetjen e kufomave të dy fëmijëve shqiptarë, në fshatin Çabër. Fëmiu i tretë nuk është gjetur ende. Të pranishme janë forcat e KFOR-it që po përpiqen ta qetësojnë situatën.