SHKUP

Në Shkup u mbajtë sot ceremonia e varrimit të kryetarit të ndjerë të Maqedonisë, Boris Trajkovski. Në Shkup ishin delegacionet nga 60 vende të botës. Delegacionin e Kosovës e kryesoi shefi i UNMIK-ut, Hari Holkeri. Varrimi i Boris Trajkovskit u bë në varrezat Butel të Shkupit, në kopshtin e Kolosëve. Kortezhi mortor u nis nga ndërtesa e Kuvendit të Maqedonisë.