QYTETI I GAZËS

Tre persona janë vrarë në një sulm të helikopterëve izraelitë në Rripin e Gazës.
Agjencia Franse Press transmeton se tre të vrarët kanë qenë pjesëtarë të grupit militant palestuinez Hamas.
Ndërkohë, Byroja Qendrore izraelite e Statistikave njoftoi se ndërtimi i vendbanimeve hebreje vitin e kaluar është rritur për 35%.
Sipas planit ndërkombëtar për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve, Izraeli duhej t'i pezullojë të gjitha aktivitetet e ndërtimit në territoret e pushtuara palestineze.