VILNUS

Lituania ka dëbuar tre diplomatë rusë për shkak të përpjekjeve të tyre për të siguruar informacione sekrete dhe për të realizuar ndikim në procesin e privatizimit në këtë vend, ka thënë Antanas Valionis, ministër i jashtëm i Lituanisë. Ai ka thënë se shpreson se marrëdhëniet me Rusinë në të ardhmen do të jenë miqësore dhe konstruktive.