LONDËR

Ish ministrja e kabinetit qeveritar britanik, Clare Short, ka deklaruar se "spiunëve britanikë iu është kërkuar që të operojnë në Kombet e Bashkuara, duke e spiunuar madje edhe vetë Kofi Annanin. Ndërkaq, kryeministri britanik Tony Blair, ka thënë se "nuk do të komentojë në funksionimin e shërbimeve të Intelegjencës, as në mënyrë direkte e as indirekte". Ndërkohë zëdhënsi i Kofi Ananit Fred Ekhard ka thënë "kanë parë raportet në media të cilat thonë se biseda telefonike të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ishin inqizuar nga shërbimet britanike të intelegjencës". Ai më tej ka shtuar se "do të ishin shumë të zhgënjyer nëse kjo është e vërtet. Aktivitetet e tilla do të nënvlerësojnë integritetin dhe natyrën konfindeciale të marrëdhënieve ndërkombëtare", ka thënë Ekhard.