MOSKË

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shkarkuar qeverinë e kryeministrit Mihail Kasjanov.
"Vendimi për shkarkimin e qeverisë nuk është i lidhur me qasjen time për punën e kësaj qeverie, e cila besoj se ka qenë e kënaqshme. Kjo lidhet me dëshirën time që të bëjë të qartë para zgjedhjeve të 14 marsit, rrugën që duhet të ndjekë Rusia", tha Putin gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë në televizion.
Zëvendëskryeministri Viktor Kristenko është caktuar si ushtrues detyre i kryeministrit.