BEOGRAD

"Mbështetja e socialistëve, qeverisë së re do t'ia vështirësojë punën në zgjidhjen e problemeve kyçe në vend, ndërsa sprova e parë do të jetë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës", deklaroi ambasadori amerikan në Beograd William Montgomeri në intervistën dhënë agjencisë 'Beta'.
Lidhur me Kosovën, ai ka thënë se po vjen koha vendimtare e zgjidhjes së çështjes, sepse në 2005 do të vlerësohet plotësimi i standardeve, dhe nëse ato v statusin final.
Montgomeri ka shprehur drojen se qeverisë së Serbisë mund t'i vështirësohet puna nga qëndrimet e socialistëve, që do ndikojnë tek shqiptarët e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare.
Ai thotë se "mundësia e vetme për ardhmëri të qëndrueshme në Kosovë, pavarësisht statusit, është që Beogradi dhe serbët e Kosovës të bëhen partner i vërtetë i bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes".
"Në Serbi erdha në kohën kur dominonte një antiamerikanizëm i madh që doja ta zbut, por megjithate nuk arrita ta zbut shumë", ka thënë Montgomeri, i cili së shpejti largohet nga detyra e ambasadorit amerikan në Beograd.