KOMBET E BASHKUARA

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara për zgjedhje aritën sot në Bagdad për konsultime me liderët e Irakut dhe me zyrtarë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për strategjinë e ripërtritjes së sovranitetit të Irakut, është kumtuar në Nju Jork. "Shpresoj se puna e këtij ekipi do të ndihmoj në zgjidhjen e çështjeve ekzistuese për procesin politik të kalimit që do të sjellë krijimin e një qeverie të përkohshme për Irakun", thuhet, pos tjerash, në kumtesën e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan