BANKOK

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e gripit të pulave, duke e ngritur në 12 numrin e viktimave nga kjo sëmundje.
Deri tani kjo sëmundje ka prekur 10 vende aziatike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po shqyrton dy raste, të cilat dyshohet ta kenë marrë sëmundjen nga njerëzit. Nëse kjo vërtetohet këto do jenë rastet e para të transmetimit të sëmundjes nga njerëzit.