KOMBET E BASHKUARA

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka shprehur shqetsime se liderët shqiptarë të Kosovës refuzojnë t'i marrin parasysh interesat e pakicave dhe po i tejkalojnë kompetencat. Anan, tha se "Kuvendi i Kosovës muajin e kaluar është përpjekur t'i pengojë serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë". Ai tha se "institucionet e përkohshme të Kosovës ende nuk kanë arritur të sigurojnë përkthimin e dokumenteve zyrtare nga shqipja në gjuhët tjera. Në raportin e tij, sekretari i përgjithshëm, gjithashtu ju bënë thirrje liderëve shqiptarë dhe të Beogradit të vazhdojnë sa më shpejtë të jetë e mundur dialogun mbi çështjet praktike, siç është kthimi i personave të zhvendosur.