JERUSALEM

Gjykata izraelite e ka akuzuar një sipërmarrës për korrupcion, ku është përfshirë vetë kryeministri, ndërsa ministria e Drejtësisë tha se i shqyrton akuzat edhe ndaj Ariel Sharonit.
Gjykata e akuzoi biznesmenin David Appel se i ka ofruar Sharonit qindra mijë dollarë për të ndihmuar në disa projekte, në kohën kur ky i fundit ishte ministër, ndërsa për ta lehtësuar punën djalit të Sharonit i ka dhënë 3 milionë dollarë.