Avokatët e yllit të muzikës pop, Michael Jackson, kanë deklaruar se ai nuk do të pranojë akuzat dhe do të deklarohet i pafajshëm, gjatë paraqitjës së tij të sotme në Gjykatë. Jackson akuzohet për ngacmime seksuale ndaj të miturve dhe nëse gjendet fajtor mund të dënohet deri në 20 vjet burg.