PRISHTINË

Në pesëvjetorin e masakrës së Reçakut, Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për viktimat e kësaj masakre. Të vetmit që nmuk e përfillën këtë akt ishin përfaqësuesit e koalicionit serb "kthimi", të cilët veprimin e tyre e arsyetuan me faktin se, siç u shprehën, kjo nuk ishte paraparë me rendin e ditës. Para pesë vitesh, forcat serbe të sigurisë kishin vrarë më se 50 shqiptarë, banorë të fshatit Reçak. Kjo ngjarje kishte shënuar kthesë në qasjen ndërkombëtare ndaj zhvillimeve në Kosovë.