PEKIN

Anëtarët e një delegacioni jozyrtar amerikan kanë thënë sot se kanë vizituar kapacitetet bërthamore në Jonbion të Koresë Veriore. Pas kthimit nga Pheniani, profesori nga Universiteti anerikan Stanford, John Lewis tha se pesë amerikanëve që ishin për vizitë në Korenë Veriore u është lejuar të shohin çdo gjë që kishin kërkuar. Vizitorët amerikanë nuk dhanë detaje të tjera për këtë vizitë duke thënë se së pari do të raportojnë në Uashington. Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore ka kumtuar sot se ky vend i ka treguar, siç thuhet, "forcën bërthamore të sigurisë" një delegacioni jozyrtar amerikan.