ZAGREB

Ish-presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica, në një intervistë të botuar sot, ka thënë se Gjykata Ndërkombëtare e krimeve të luftës për ish-Jugosllavinë dhe gjendja në Kosovë, janë shkaktarët e radikalizmit të Serbisë.
"Kërkesat e njëanshme dhe kushtet e vendosura nga Gjykata e Hagës si dhe presioni ndërkombëtar për të dorëzuar të akuzuarit për krime lufte, kanë radikalizuar zgjedhësit në Serbi", i ka thënë Koshtunica javores kroate "Globus".