Një javë pas tërmetit me intensitet 6.3 shkallë të Rihterit, që shkatërroi qytetin historik Bam të Iranit, vlerësohet se nga pasojat e tij vdiqën afro 30 mijë persona. Afro 40 mijë vetë, që mbijetuan këtë tërmet, ende janë të strehuar nën tenda që janë ngritur mbi gërmadhat e shtëpive të shkatërruara të këtij qyteti. Është raportuar se autoritetet po përpiqen që me ndihmën e Unicefit, gjatë javës së ardhshme, në objekte të improvizuara, ti organizojnë mësimet për fëmijët e moshës shkollore.