BERLIN

"Gjetja e statusit të ri për Kosovën do të jetë e pashmangshme. Por kjo mund të ndodhë vetëm përmes dialogut mes palëve", ka deklaruar kancelari austriak Volfgang Schuessel.
Në një intervistë për gazetën gjermane Suddeutche Zeitung, Schuessel gjithashtu ka deklaruar se në bisedimet për statusin e Kosovës duhet të respektohet "dinjiteti i serbëve".
Përpjekjet për stabilizimin e Ballkanit pritet të jenë në fokus të agjendës së presidencës së radhës së Austrisë me Bashkimin Evropian që do të zgjasë prej 1 janarit deri në 30 qershor.