PRISHTINË

Pavarësia e Kosovës, jo vetëm që do të krijojë paqe stabilitet dhe zhvillim ekonomik për Kosovën, por do të krijojë edhe perspektiva të reja euroatlantike për gjithë rrajonin- ka deklaruar për radion "Evropa e Lirë" kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas tij pavarësia është në interesin e investimeve të mëdha të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për rrajon demokratik.