PHUKET/TAJLANDË

Të mbijetuarit dhe anëtarët e familjeve të viktimave nga tsunami i vitit të kaluar, u tubuan në plazhet e pushimores Phuket për të shënuar një vjetorin e katastrofës natyrore.
Tsunami, i cili më 26 dhjetor goditi Azinë juglindore, la pas vetes rreth 220 mijë të vdekur.
Një vit më pas, zyrtarët humanitarë dhe Kombet e Bashkuara thonë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë sa duhet për njerëzit e rajonit të Oqeanit Indian, të cilët kanë nevojë të madhe për ndihmë.