TIRANË

Antimafja Italiane dhe ajo shqiptare kanë ndryshuar taktikën në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikantëve.
"Tashmë goditja nuk do të përqëndrohet vetëm tek arrestimi dhe dëmini i kriminelëve por tek sekuestrimi i pasurisë së vënë nga trafiku i drogës dhe krimi" -deklaroi sot në Tiranë Zevendes prokurori i mafias italiane Francesko Mandoi, i cili bëri një takim me kryeprokurorin shqiptar Theodhori Sollaku, për të verifikuar dhe kordinuar të dhënat e një operacioni të koduar "Harem", të kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me atë italiane.
Sekuestrimi i pasurive të paligjshme, pritet të fillojë që brenda këtij viti.