UASHINGTON

Presidenti amerikan, George Bush, përsëri ka refuzuar kërkesat për tërheqje të shpejtë të Shteteve të Bashkuara nga Iraku.
-Ne do ta shkatërronim moralin e trupave tona...duke e tradhëtuar shkakun për të cilin ata kanë sakrifikuar. Ne do të shkaktonim që tiranët në Lindjen e Mesme ta përqeshin vendosmërinë tonë të dështuar dhe do ta forconin veprimin e tyre represiv. Nëse Irakun ua dorëzojmë armiqve, që janë zotuar për të na sulmuar, atëherë lëvizja globale terroriste do të forcohej dhe do të bëhej më e rrezikshme se më parë. Tërheqja para fitores do të ishte një akt i pamatur dhe i turpshëm dhe unë nuk do të lejoj një gjë të tillë", tha presidenti Bush, në fjalimin e tij televiziv, që u mbajt në orët e para të mëngjesit sipas kohës së Evropës qendrore. Ishte ky fjalimi i pestë i presidentit Bush për Irakun gjatë tri javëve të fundit. Në këto fjalime ai ka paraqitur strategjinë që do ti mundësoj popullit të Irakut për ta ndërtuar një sistem stabil politik dhe një mbrojtje të fuqishme - të aftë për ta ndalur kryengritjen.