Presidenti George Bush ka refuzuar ta konfirmoj apo ta përgënjeshtroj raportin se ai në mënyrë sekrete ka autorizuar agjencinë kombëtare për siguri për të monitoruar thirrjet ndërkombëtare telefonike dhe e-mailat e njerëzve në Shtetet e Bashkuara pa marrë lejen nga gjyqi. Një raport i botuar në të përditshmen New York Times ka nxitur kërkesat më Kongresin e Shteteve të Bashkuara për hetime lidhur me dyshimet se monitorimet nga ana e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë a paraqitnin shkelje apo jo të të drejtave civile të amerikanëve. Në një intervistë për televizionin e Shteteve të Bashkuara, presidenti Bush refuzoi ta diskutoj rapoprtin por tha se çdo gjë që ka bërë për ti mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste është bërë brenda kornizave të ligjit.